Janar 22, 2022 12:22 Europe/Tirane
  • Guterres proteston kundër pabarazisë në shpërndarjen e vaksinës Korona dhe e quan diskriminim

Antonio Guterres, sekretari i përgjithshëm i OKB i cili së fundi ka paralajmëruar notën për pesë rreziqet e mëdha në vitin 2022 duke përfshirë edhe pabarazitë në botë, sot në një mesazh në Twitter, ka protestuar për pabarazinë e shpërndarjes së vaksinës kundër virusit Korona në botë.

Sekretari i përgjithshëm i OKB në llogarinë e tij në Twitter, në lidhje me këtë ka shkruar: "Niveli i vaksinimit kundër virusit Korona në mesin e vendeve me të ardhura të larta është shtatë herë më i lartë se sa ai në vendet që ndodhen në kontinentin e Afrikës. Me këtë nivel të lartë të pabarazisë, vendet e varfra nuk kanë mundësi të realizojnë objektivin 70% të vaksinimit të popullsisë së tyre përball përhapjes së pandemisë së virusit Korona deri në vitin 2024. Në vendin e përhapjes së shpejtë të virusit Korona i cili është sikur një zjarr i gjerë që zgjerohet shumë shpejtë, ekziston nevoja që me po atë shpejtësi të përhapjes së virusit Korona, të shpërndahet edhe vaksina kundër virusit Korona"./ParsToday