May 01, 2022 18:10 Europe/Tirane
  • Rusia thotë se ka shkatërruar armë amerikane në Ukrainë

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka thënë se raketat e saj kanë shkatërruar armët amerikane në një aeroport ushtarak pranë qytetit ukrainas, Odessa.

Që nga fillimi i sulmeve ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës, shtetet anëtare të NATO-s dhe aleatët e tyre kanë refuzuar të ndërhyjnë drejtpërdrejt në konflikt e Ukrainës, por kanë furnizuar ushtrinë ukrainase me armë, municion dhe karburant.

Moska ka thënë vazhdimisht se dërgimi i armëve perëndimore në Ukrainë vetëm do të zgjasë konfliktin dhe madje paralajmëroi se forcat ruse mund të godasin armë të tilla në Ukrainë.

Sipas gazetës franceze "Le Figaro", Ministria e Mbrojtjes së Rusisë theksoi të dielën se një sulm me raketa është kryer në një aeroport ushtarak pranë qytetit ukrainas, Odessa dhe gjatë këtij sulmi janë shkatërruar një pistë dhe një depo që përmbante armë të huaja.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha gjithashtu se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore kishin shkatërruar edhe dy bombardues ukrainas Sukhoi 24 mbi provincën veriore të Kharkovit./ParsToday