India ndalon eksportin e grurit mes çmimeve në rritje
India e ndaloi eksportin e grurit pasi çmimet po rriten në mbarë botën për shkak të luftës së zgjatur të Rusisë kundër Ukrainës.
Drejtori i Përgjithshëm i Tregtisë së Jashtme të Indisë dha një deklaratë e cila e ndalon eksportin e grurit menjëherë, me përjashtim të rasteve kur dokumente kreditore të parevokueshme ishin dhënë ose nëse qeveria e Indisë jepte leje eksporti për vendet që mbështeten te gruri për sigurinë ushqimore.
India është prodhuesi i dytë më i madh në botë i grurit, pjesa më e madhe e të cilit konsumohet në vend.
Qeveria indiane përmendi rritjen e çmimeve të grurit dhe nevojën për të mbrojtur sigurinë ushqimore në Indi dhe vendet fqinje që janë të cenueshme, si katalizator për ndryshimin e politikës së saj të eksportit.
Ukraina dhe Rusia së bashku janë përgjegjëse për rreth 14% të prodhimit global të grurit, sipas Gro Intelligence, një firmë analitike e të dhënave bujqësore.
Eksportet e grurit nga rajoni i Detit të Zi kanë rënë që kur Rusia pushtoi Ukrainën në fund të shkurtit, duke dërguar blerësit globalë që t'i drejtohen Indisë për të lehtësuar mungesën e furnizimit./Syri