Korrik 31, 2022 09:05 Europe/Tirane
  • Qyteti i Nju Jorkut e shpall linë e majmunëve

Kryebashkiaku Eric Adams thotë se deri në 150,000 banorë të qytetit mund të jenë në rrezik prej infeksionit dhe se autoritetet po punojnë për të marrë më shumë doza vaksinash.

Zyrtarët në qytetin e Nju Jorkut shpallën një emergjencë të shëndetit publik për shkak të përhapjes së virusit të lisë së majmunëve të shtunën, duke e quajtur qytetin "epiqendrën" e shpërthimit, njofton Associated Press

 

Njoftimi nga kryetari i bashkisë, Eric Adams dhe komisioneri i shëndetësisë, Ashëin Vasan, tha se deri në 150,000 banorë të qytetit mund të jenë në rrezik prej infeksionit. Deklarata do t'i lejojë zyrtarët të lëshojnë urdhra urgjence sipas kodit shëndetësor të qytetit dhe të zbatojnë masa për të ndihmuar në ngadalësimin e përhapjes.

 

"Ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë federalë për të siguruar më shumë doza [vaksinash] sapo të bëhen të disponueshme," thanë Adams dhe Vasan në deklaratë. "Ky shpërthim duhet të përballet me urgjencë, veprim dhe burime, si në nivel kombëtar ashtu edhe në nivel global, dhe kjo shpallje e një emergjence të shëndetit publik pasqyron seriozitetin e momentit."

Në dy ditët e fundit, guvernatori i Nju Jorkut, Kathy Hochul, shpalli një emergjencë shtetërore dhe departamenti i shëndetësisë shtetërore e quajti linë e majmunëve një "kërcënim të menjëhershëm për shëndetin publik".

Nju Jorku kishte regjistruar 1,345 raste që nga e premtja, sipas të dhënave të përpiluara nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Kalifornia kishte vendin e dytë, me 799.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli linë e majmunëve një emergjencë shëndetësore globale më 23 korrik dhe kryetari i bashkisë së San Franciskos të enjten shpalli një gjendje të jashtëzakonshme për numrin në rritje të rasteve./Syri