Nëntor 24, 2022 09:16 Europe/Tirane
  •  Mundësia e evakuimit të disa pjesëve të qytetit të Kievit

Kryetari i bashkisë së Kievit, kryeqyteti i Ukrainës, njoftoi se mundësia e evakuimit të pjesëve të Kievit është vënë në rendin e ditës, për shkak të ndërprerjeve të vazhdueshme dhe të shumta të energjisë elektrike në vend, gjë e cila ka nisur që pas sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Vitali Klitschko, në një intervistë për gazetën gjermane Bild, tha se për shkak të sulmeve me raketa ruse në infrastrukturën jetike të Ukrainës dhe nevojës për ruajtjen e energjisë, qytetarët e Ukrainës po përballen me "dimrin më të keq që nga Lufta e Dytë Botërore". Ai shtoi: Qendrat bashkiake të shërbimit çdo disa orë duhet të ndërpresin energjinë elektrike në disa zona, pasi në të kundërt sistemi i shpërndarjes së energjisë elektrike mund të mbingarkohet dhe i gjithë qyteti të bjerë në errësirë.  Kryebashkiaku i Kievit theksoi se Vladimir Putin duke hedhur në erë infrastrukturën e Ukrainës, nuk i arriti qëllimet e tij.  "Ai dëshiron t'i trembë njerëzit, t'i bëjë ata të ngrijnë dhe të errësohen, por mendoj se njerëzit vetëm do të zemërohen dhe do të bëhen më të vendosur," tha ai.  Ne nuk do të vdesim e të ikim siç do Putini, por do të vazhdojmë të mbrohemi. Më parë, presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, pohoi se atij iu kërkua të evakuonte qytetin në të njëjtën kohë me sulmin e parë me raketa në Kiev, por ai e kundërshtoi këtë çështje.