Janar 25, 2023 08:42 Europe/Tirane
  •  Politika e jashtme e SHBA-së e afroi botën me Luftën e Tretë Botërore

Ish-presidenti rus dhe nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të vendit, Dmitry Medvedev, tha se Rusia është detyruar të nisë fushatën e saj ushtarake në Ukrainë për të mbrojtur veten kundër “përgatitjes së agresionit” të armikut.

Medvedev tha të martën se "operacioni special ushtarak" i nisur nga Rusia në Ukrainë pothuajse një vit më parë ishte "përgjigja e fundit e Moskës ndaj përgatitjeve për agresion nga SHBA dhe satelitët e saj". Ai tha se bota ishte "me të vërtetë afër kërcënimit të Luftës së Tretë Botërore" si rezultat i politikës ekspansioniste të NATO-s të udhëhequr nga SHBA. Medvedev, i cili në Moskë po i drejtohej udhëheqjes së partisë në pushtet Rusia e Bashkuar, para audiencës shpjegoi: "Është e qartë se bota iu afrua kërcënimit të Luftës së Tretë Botërore për shkak të asaj që po ndodh". “Detyra e diplomacisë sonë është të parandalojë politikën cinike të vendeve perëndimore”, deklaroi Medvedev duke shtuar se partnerët e besueshëm të Moskës janë vende me fuqi të konsiderueshme ekonomike dhe politike globale. Para kësaj, Medvedev kishte paralajmëruar se kërkesat e vazhdueshme të Ukrainës për Perëndimin për të dërguar sasi gjithnjë e më të mëdha të pajisjeve të tyre ushtarake më të avancuara në Kiev, në mënyrë që të mposhtnin palën ruse, mund të provokojnë "shpërthimin e një lufte bërthamore".