Qershor 02, 2023 10:33 Europe/Tirane
  •  Organizatat islamike në Britani protestojnë kundër ndërhyrjeve të qeverisë në punët e qendrave islamike

Dhjetëra organizata islamike në Britani protestuan ashpër kundër ndërhyrjes së qeverisë në çështjet myslimane.

Komisioni Britanik i Bamirësisë ka emëruar së fundmi znj. Emma Moody, anëtare e firmës ligjore "Wemble Bond Dickinson", si drejtoreshë të përkohshme të Qendrës Islamike.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se përfaqësuesit e dhjetëra institucioneve islamike në Britani, në një letër drejtuar Orlando Fraser, kreut të Komisionit Britanik të Bamirësisë, kanë protestuar ashpër kundër imponimit të një drejtori jomusliman për të mbikëqyrur punët e Qendrës Islamike dhe kërkoi anulimin e këtij vendimi.

Në këtë letër thuhet se ky vendim është i motivuar politikisht dhe në përputhje me interesat e njerëzve islamofobë që kanë në shënjestër këtë qendër sociale dhe fetare.

Autorët e kësaj letre shprehën shqetësimin për përfshirjen e Komisionit Britanik të Bamirësisë në punët e brendshme të qendrave fetare dhe theksuan se ky institucion nuk ka autoritet të deklarojë për cilësinë e programeve të organizatave fetare.

Në këtë letër thuhet: "Emërimi i një drejtoreshe jomuslimane për Qendrën Islamike Britanike, e cila nuk është në dijeni të nevojave shpirtërore dhe fetare të njerëzve, është një shenjë e moskuptimit nga ana e komisionit të bamirësisë për kërkesat e bashkësisë islame".

Qendra Islamike e Britanisë është një nga qendrat kryesore të komunitetit të myslimanëve të kombësive të ndryshme për kryerjen e detyrave dhe ritualeve fetare në Londër, e cila, veçanërisht muajt e fundit, ka qenë cak i sulmeve të grupeve të ndryshme armiqësore, dhe kundërshtare të Islamit dhe Republikës Islamike të Iranit.