Nëntor 20, 2023 19:13 Europe/Tirane
  • Raisi u bën thirrje krerëve të vendeve që të ndihmojnë për të ndalur krimet e Izraelit

Pas vazhdimit të krimeve të regjimit izraelit kundër popullit të shtypur dhe të pambrojtur të Gazës, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit u dërgoi një letër krerëve të 50 vendeve, duke bërë thirrje për unanimitet dhe koordinim të vendeve të lira dhe të pavarura për të ushtruar presion mbi këtë regjim për të ndalur krimet në Gaza.

Në letrën e tij drejtuar krerëve të 50 vendeve, përfshirë Rusinë, Kinën, Turqinë, Kazakistanin, Afrikën e Jugut, Kenian dhe Jordaninë, Ebrahim Raisi, duke iu referuar veprimeve brutale të regjimit izraelit në martirizimin e mëse 14 mijë njerëzve dhe shkatërrimin e infrastrukturës në Rripin e Gazës gjatë 40 ditëve të fundit, si dhe qasjes së disa qeverive perëndimore në zbatimin e standardeve të dyfishta dhe në injorimin e qëllimshëm të parimeve të njerëzimit, etikës dhe të të drejtave, ai theksoi: “Çfarë pritet nga vendet liridashëse dhe të pavarura, veçanërisht vendet islamike, është se në fushën diplomatike dhe ekonomike, me një qasje koherente dhe të unifikuar, duke ushtruar presion mbi këtë regjim pushtues, shtrohet baza për ndalimin e krimeve të këtij regjimi, të vrasjes së civilëve dhe përfundimit të rrethimit të Gazës”.

Në këtë letër drejtuar homologëve të tij, presidenti i Iranit, duke theksuar se sot është dita e sprovës hyjnore dhe njerëzore për të gjitha qeveritë, u ka kërkuar vendeve që të përdorin të gjitha mjetet e disponueshme për presion, përfshirë ndalimin e bashkëpunimit dhe komunikimit tregtar dhe politik me regjimin izraelit për të luajtur një rol më të spikatur në ndalimin e këtyre krimeve.

 

Tags