Parstoday është një sajt informativ iranian, i cili duke shfrytëzuar përvojën mbi 70 vjeçare të Shërbimit të Jashtëm të RTV të Iranit (IRIB Worldservice), ka filluar në një formë të re mediatike aktivitetin e tij në Janar 2016, duke transmetuar në mbi 30 gjuhë të botës lajme dhe informacione mbi zhvillimet kryesore në rajon dhe të botë.

Parstoday posedon shërbime mediatike si website, radio, transmetim përmes valëve në frekuenca, në internet dhe në celular si dhe në rrjetet sociale. Parstoday i transmeton informacionet për publikun në gjuhët shqip, arabisht, armene, bengale, kineze, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, husa, hebreje, indiane, indoneziane, italisht, japoneze, kazake, svahili , pashtun, portugalisht, rusisht, spanjisht dhe turqisht dhe numri i redaksive në gjuhë të huaja do të shtohet.

Zhvillimet politike në Lindjen e Mesme dhe roli i rëndësishëm i Iranit si një vend ndikues në rajon dhe si një vend i sigurt dhe në zhvillim e shton edhe më shumë rëndësinë e Parstoday si një media me ndikim.

Parstoday në gjuhën shqipe ofron për publikun programe dhe emisione me tematikë informative, politike, kulturore dhe fetare duke informuar opinionin me të pathënat e mediave botërore.

Programet e Parstoday në gjuhën shqipe ofrohen për miliona shqiptarë në rajonin e Ballkanit dhe në rajone të ndryshme të botës, të cilët janë të interesuar të njihen realisht me zhvillimet në Iran, në lindjen e Mesme dhe në vendet banuara nga popullsia shqiptare.

Për informacione të mëtejshme, kontaktoni me ne.