Dhjetor 18, 2021 17:49
Nga Dardan Gashi.
Shkurorëzimi apo divorci si një ndër problemet me të mëdha sociale në mbarë botën ka nisur të rritet me hapa të shpejt edhe në Kosovë. E viti kur shpertheu pandemia e koronavirusit, po del të jetë njëri nga vitet që dha numrin më alarmant të shkurorëzimeve, shkruan Syri.net Kosova. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2020 janë regjistruar 1 614 raste të çifteve të shkurorëzuara.