Shqiperia
-
Reformim në PD, Basha propozon 11 ndryshime në statut, zgjeron kryesinë dhe sekretariatin
Korrik 12, 2021 09:57Report tv zbardh 11 propozimet e Lulzim Bashës për ndryshimin e statutit të Partisë Demokratike. Basha propozon ristrukturim të Partisë Demokratike që nga zgjerimi i Kryesisë, ku të përfshihet edhe kryetari i Këshillit Kombëtar , zgjerim të sekretariatit, anëtarët e Këshillit Kombëtar të organizohen në departament, të bashkohet Komisioni i Apelimit dhe i Integritetit etj.
-
Merr fund ndotja, rehabilitohen 3 landfille në Berat, kreu i Bashkisë: I jep zgjidhje një problemi që e kemi përjetuar prej dekadash
Korrik 09, 2021 08:50Me një fond prej 1 milionë frangash zvicerane, donacion i qeverisë zvicerane, janë rehabilituar landfillet ekzistuese në Bashkitë Berat, Kuçovë dhe Dimal. Punimet janë kryer brenda 9 muajsh, ndërsa ambasadori i Zvicrës, Andre Maitre tha se tashmë është detyrë e bashkive të menaxhojnë landfillet dhe të mos mbajnë punëtorë informal.
-
Përplasja me armë në 'Bar Orange', Rama: Ç'janë këta pronarë lokalesh që tërheqin prej hunde shefa komisariatesh, të shkarkohet zinxhiri komandues në Sarandë
Korrik 09, 2021 08:47Kryeministri Rama në takimin që po zhvillon me përfaqësues të policisë së shtetit, ceku edhe ngjarjen e rëndë të një përplasje me armë në Sarandë në bar 'Orange', ku mbeti i plagosur biznesmeni Spiro Iljadhi. Rama tha se kush këta pronarë që krijojnë hapësira të tilla abuzimi janë tutorët e Policisë së Shtetit dhe sipas tij duhej përjashtuar i gjithë zinxhiri komandues.
-
Sot nisin fluturimet nga aeroporti i Kukësit 'Zayed, Flatrat e Veriut'! Udhëtimi i parë Zyrih-Kukës dhe Kukës-Zyrih! Rama: Hapet porta e dytë e qiellit të Shqipërisë
Korrik 09, 2021 08:45Ditën e sotme nisin zyrtarisht fluturimet nga aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit 'Zayed, Flatrat e Veriut' . Fluturimi i parë nga Zürich për në Kukës do të kryhet nga kompania ajrore zvicerane Helvetic Airlines. Bileta me gjithë taksa nga Zyrihu në Kukës fluturimi i parë do të jetë 99 euro dhe nga Kukësi drejt Zyrihut do të jetë 69 franga zviceriane.
-
Shpërthimi në Velipojë që plagosi nënën me 3 fëmijët, arrestohet tregtari që i shiti gazin, Policia: Shkeli bllokimin dhe tregtoi sërish gaz pa licencë e jashtë kushteve teknike
Korrik 08, 2021 09:02Petrit Mollja, tregtar gazi, ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Velipojë, ndërsa dyshohet se ai i shiti gazin familjes Gjoka në Velipojë, ku shpërthimi i bombolave plagosi rëndë 4 anëtarët e kësaj familje.
-
Pabarazia/ Mjekët në burg për një bakshish, por trafikantët dhe kamikazët e rrugës qëndrojnë në shtëpi, ish zyrtarët e korruptuar ‘dënohen’ me punë publike
Korrik 08, 2021 08:54Shprehja e famshme se “të gjithë janë të barabartë para ligjit, por disa janë më të barabartë”, vijon të mbetet aktuale në Shqipëri, ndonëse sistemi i drejtësisë i është nënshtruar një reforme të thellë dhe radikale. Të fortët dhe të pushtetshmit vijojnë të gjejnë hapësira për t’i shpëtuar veprimit të ligjit, ndërsa legjislacioni penal vepron fort mbi të dobëtit në raport me veprën penale për të cilën akuzohet.
-
Arrestimi i 2 mjekëve se i morën lekë të plagosurit në masakrën e Velipojës, bluzat e bardha dalin sot në protestë në mbrojtje të tyre
Korrik 08, 2021 08:50Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor do të zhvillojë ditën e sotme një protestë në shenjë revolte për arrestimin e 2 mjekëve të QSUT Serdi Memini, 34 vjeç, me profesion mjek kirurg ortoped dhe Ervin Sulaj, 45 vjeç, me profesion mjek anestezist reanimator pranë Spitalit të Traumës, të cilët akuzohen për korrupsion pasi dyshohet se kanë marrë ryshfet për operacionin e 17-vjeçarit Elmidin Dylit, që u plagos në masakrën e Velipojës.
-
Në krye të Ballkanit, shqiptarët zgjedhin 'Arsimin', si më të rëndësishmin në jetë
Korrik 07, 2021 10:41Shqiptarët e shohin arsimin e mirë si arritjen më të madhe në jetë. Pas arsimit shohin si arritje një punë të mirë. Rezultatet dolën nga Barometri i Ballkanit 2021 që zhvilloi Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC).
-
Trafikoi 12-vjeçarin në Sarandë, arrestohet 50-vjeçarja
Korrik 07, 2021 10:39Policia e Sarandës ka bërë të mundur arrestimin e 50-vjeçares B.M, banuese në lagjen nr.1 në qytetin bregdetar.
-
Korrupsion i personave që ushtrojnë funksione publike, arrestohet 38 vjeçari në Tiranë i dënuar me burg
Korrik 07, 2021 10:29Arsen Maka, 38 vjeç është arrestuar nga policia, ndërsa është dënuar me 9 muaj burg për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.