Janar 20, 2024 08:22 Europe/Tirane
  • Zgjedhje të parakohshme? Vetëvendosje: Nuk kemi frikë, por opozita nuk e ka seriozisht

“Zgjedhje të parakohshme”. Është një togfjalësh i shumëpërdorur dhe një realitet, të cilin Kosova e ka njohur mirë përgjatë historisë së vet si shtet.

Ndërsa u duk se qeverisja hyri në një kapitull të ri më të qëndrueshëm, mundësia e një votimi të parakohshëm duket se po troket sërish.

Opozita po e kërkon gjithmonë e më zëshëm diçka të tillë, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje për herë të parë u shpreh e hapur për këtë skenar.

Nga radhët e partisë në pushtet, thonë se nuk i frikësohen zgjedhjeve por pretendojnë se në kampin kundërshtar nuk ka seriozitet e as garë të fortë politike.

 

Tags