Për të parën herë në histori, Koloseu hap dyert për publikun
Thuhet se në Romë disa gjëra nuk ndryshojnë kurrë. Megjithatë këtë herë Koloseu e ka nxjerrë këtë teori gabim, duke hapur për të parë herë në historinë e tij korridoret nëntokësore për publikun.
Nuk është vetëm hera e parë në 2,000 vjet që zona e përshkruar si "zemra" e ndërtesës - është hapur për publikun , që nga kanalet nëntokësore, ku gladiatorët dhe kafshët qëndronin para se të shkonin në luftime, kjo është hera e parë në historinë e monumentit që publiku është lejuar ndonjëherë të futet në brendësi.
Tani, turistët do të jenë në gjendje të ecin nëpër rrugica, mbi një platformë druri dhe të admirojnë korridoret dhe harqet që ndërlidhnin dhomat ku prisnin gladiatorët dhe kafshët, para se të hynin në arenë.
Hapja për turistët u bë e mundur pas restaurimit që i është nështruar vendi prej kohësh. Duke folur në ceremoni, Alfonsina Russo, drejtoresha e Parkut Arkeologjik të Koloseut tha se punimet do t'i lejojnë njerëzit të kuptojnë më mirë se si funksiononte Koloseu.
Koloseu u ndërtua nga perandori Vespasian, në vitin 72 pes dhe ka përfunduar tetë vjet më vonë.
Djali i tij, Titus, përuroi Koloseun me lojëra 100 ditore, të cilat përfshinin beteja detare, ekzekutim të kafshëve dhe luftime të gladiatorëve. Sipas historianit antik Eutropius, 5,000 kafshë u vranë gjatë atyre lojërave përuruese.
Në kohën e tij të lulëzimit, amfiteatri mund të prste midis 50,000 deri në 70,000 spektatorë. Pas rënies së Perandorisë Romake, ai u përdor si strehim dhe si burim materiali për punë të tjera ndërtimore rreth qytetit. Tani ai është një nga monumentet më të famshëm në botë dhe tërheq më shumë se 5 milion vizitorë në vit./shqiptarja/