Pse sionistët shqetësohen nga zgjedhja e z. Raisi?
Përkundër faktit se sionistët e kishin parashikuar tashmë fitoren e Ebrahim Raisi, zgjedhja e tij si presidenti i ri i Iranit solli tronditje të mëtejshme në qarqet politike dhe të sigurisë izraelite.
Por cila është arsyeja që regjimi sionist është kaq i tmerruar nga zgjedhja e Raisit si president në Iran? Zgjedhja e Ebrahim Raisi në Iran tregon se projekti Amerikano-Sionist për të përmbysur administratën iraniane nga brenda ka dështuar plotësisht. Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar të përmbysin qeverinë iraniane duke miratuar një politikë të presionit maksimal mbi iranianët, që u ndoq nga administrata e ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe u iniciua direkt nga ish-kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu. Ndërkohë, administrata e Presidentit të ri të SHBA Joe Biden po përpiqet të arrijë një marrëveshje bërthamore me Iranin dhe të heqë sanksionet ekonomike kundër këtij vendi, çka vërteton dështimin e politikës së presionit maksimal kundër Teheranit. Përveç kësaj, tërheqja e sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot nga Lindja e Mesme, e cila ka shqetësuar shumë regjimet totalitare arabe dhe Izraelin, tregon se Uashingtoni nuk ka zgjidhje tjetër përveç se të miratojë një strategji tjetër të Shteteve të Bashkuara karshi rajonit, krahasuar me politikën e Trump. Në këtë situatë, qarqet politike dhe të sigurisë së regjimit sionist paralajmërojnë se kjo strategji amerikane në rajon është mbi të gjitha në interes të Iranit dhe se rezulton në fundin e aspiratave të Trump dhe të Netanyahut kundër Teheranit. Qarqet politike e të sigurisë të regjimit sionist e dinë mirë se zgjedhja e Ebrahim Raisit sinjalizon fillimin e një qasje më të fortë të Iranit në bisedimet e Vjenës mbi marrëveshjen bërthamore. Në këtë pikë, qëndrimi i Iranit do të jetë më vendimtar se më parë, sepse iranianët, ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, nuk tregojnë entuziazëm nëse Uashingtoni kthehet ose jo në marrëveshjen bërthamore të Iranit. Kjo sjellje e Iranit do të zgjerojë hapësirën e politikës së vendit për të detyruar palën tjetër të ulë hundën dhe të respektojë marrëveshjen bërthamore të Iranit. Prandaj, qëndrimi i Iranit në lidhje me negociatat bërthamore gjatë kohës së Presidentit të zgjedhur Ebrahim Raisi do të jetë një qëndrim kombëtar, popullor, i shprehur me një zë të vendosur, të qartë dhe të fortë nga të gjithë iranianët. Sionistët besojnë se zgjedhja e z. Raisi në Iran pasqyron forcimin e pozitës së Iranit në çështjet që lidhen me mbështetjen për boshtin e Rezistencës. Si rezultat, megjithëse z. Raisi këmbëngul në zhvillimin ekonomik të Iranit dhe mbështet marrëveshjen bërthamore në përputhje me parimet dhe interesat e kombit iranian, nuk do të ketë asnjë ndryshim në qasjen e Iranit ndaj mbështetjes së boshtit të rezistencës si dhe mbi çështjen e pranisë së Iranit në Siri dhe plane të tjera për të forcuar ushtarakisht boshtin e Rezistencës. Në fakt, zgjedhja e z.Raisi si president i ri i Iranit nënkupton angazhimin e vendit për të ofruar çfarëdo mbështetjeje të nevojshme për të forcuar boshtin e Rezistencës kundër Izraelit dhe Tel Avivi e sheh këtë si një kërcënim strategjik. Në këtë pikë, sionistët kanë përshtypjen se Irani ka fituar vetëbesim dhe do të shqyrtojë me shumë hollësi të metat e kampit kundërshtar, Amerika së pari, një Amerikë që është duke ripërcaktuar përparësitë e saj në Lindjen e Mesme dhe gjetkë në botë. Tani, një mirëkuptim bërthamor me Iranin është një domosdoshmëri strategjike për Shtetet e Bashkuara. Në këtë kontekst, Izraeli nuk ka më kontroll mbi Shtetet e Bashkuara dhe nuk mund t'i kundërvihet këtij procesi. Netanyahu nuk mundi të bënte asgjë dhe përfundoi duke paguar për ndërhyrjen e tij në çështjen strategjike të dyshes SHBA / Iran, sepse shërbëtorët nuk kanë të drejtë të sillen si padronë. Ky është fati që Bennett dhe Kochavi po përpiqen të shmangin./parstoday/