Korrik 08, 2021 08:45 Europe/Tirane
  • Grupi terrorist MEK dhe duart e lyera me gjak

Irani pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit u përball me një valë të gjerë të komploteve dhe veprimeve terroriste. Grupi terrorist MEK gjatë viteve 1979-1981, ka vrarë një numër të konsideruar të funksionarëve të lartë shtetëror dhe forcave revolucionare si dhe një numër të madh të qytetarëve të shtresave të ndryshme të shoqërisë iraniane.

Amerika dhe disa shteteve evropiane edhe pse e dinin se duart e këtij grupi terrorist janë të lyera me gjakun e mijëra njerëzve të pafajshëm, por në kohën grupi terrorist MEK u arratis nga Irani, ata e vendosen në ombrellën e mbështetjes së vet këtë grup terrorist. Grupi terrorist MEK për një kohë ka qëndruar me seli në Francë dhe me fillimin e luftës imponuese të Irakut kundër Iranit, hyrë në territorin e Irakut për të marrë pjesë aktive në agresionin ushtarak të Sadam Husejnit kundër Iranit. Pas pushtimit ushtarak të Irakut nga ana e Amerikës dhe rrëzimit të regjimit të Sadam Husejn, liderët dhe pjesëtarët e këtij grupi terrorist përsëri u vendosën nën mbështetjen e Amerikës dhe Evropës dhe me mbështetjen e Perëndimit, më vonë u transferuan në Shqipëri ku po vazhdojnë në mënyrë të lirë veprimtarinë e tyre terroriste.

Autoritetet e Perëndimit të cilët po e quajnë vetën flamurtar të luftës kundër terrorizmit, por pavarësisht këtyre dëshmive, ata pretendojnë se nuk po mbështesin grupet terroriste. Pyetja kryesore shtrohet këtu se pse Amerika dhe Franca janë organizatorë dhe nikoqir të takimeve dhe tubimeve të këtij grupi terrorist?!

Përgjigja është e qartë, për arsye se qëllimi i shteteve të tilla si Amerika dhe Franca nuk është mbrojtja e të drejtave të njeriut ose lufta kundër terrorizmit. Në realitet, në çdo kohë kur kanë interesa politika, ata ndërhyjnë me pretekst të luftës kundër terrorizmit dhe e shfrytëzojnë terrorizmin për realizimin e interesave të tyre./parstoday/