Farat e borzilokut janë një mrekulli tërë organizmin:
Mbron zemrën, ul kolesterinën, parandalon shfaqjen e qelizave kancerogjene!
Në vendet mesdhetare, është një nga erëzat e domosdoshme, e cila madje kontribuon në dallimin e kuzhinës së tyre
Çfarë është ajo që e bën këtë farë të vogël e të zezë kaq të çmuar?
Hulumtime më të plota që do të vërtetonin shkencërisht vetitë shëruese të farave të borzilokut nuk janë kryer ende, por disa studime të vogla kanë konfirmuar përfitimet e tij të shumta për trupin: Burim i mineraleve.
Farat e borzilokut janë një burim i shkëlqyeshëm mineralesh, para së gjithash i kalciumit, magnezit dhe hekurit.
Pikërisht ato minerale janë të rëndësishme për shëndetin dhe cilësinë e eshtrave dhe muskujve, si edhe të rruazave të gjakut, transmeton Telegrafi.
Edhe çfarë përmbajnë kanë farat e borzilokut?
Janë të pasura me fibra dhe flavonoide
Farat e borzilokut përmbajnë një sasi të madhe të fibrave, veçanërisht ato të tretshme, përfshirë pektinën. Falë kësaj, kjo farë është e mirë për tretjen tonë dhe të gjithë sistemin e tretjes, dhe marrja e tij e rregullt mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak (studimi përfshiu njerëz me diabet të tipit 2). Pektina gjithashtu ul nivelin e kolesterolit në gjak, duke parandaluar thithjen e saj në zorrë.
Farat e borzilokut janë gjithashtu të pasura me përbërje bimore, duke përfshirë flavonoide dhe polifenole të tjera. Flavonoidët janë antioksidantë, që do të thotë se ato mbrojnë qelizat nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira – ato kanë veti anti-inflamatore dhe anti-kancer.
Përmbajnë acide yndyrore omega-3
Vetëm një lugë gjelle fara borziloku do të kënaqë nevojën ditore të trupit për acide yndyrore omega-3, të cilat ulin rrezikun e sëmundjeve të caktuara (sëmundje të zemrës dhe diabet tip 2).
Si përdoren farat e borzilokut dhe ku mund t’i gjeni?
Meqenëse ato janë të vështira për tu përtypur, është e nevojshme t’i thithni në lëng para se t’i konsumoni. Ashtu si farat chia, farat e borzilokut bymehen dhe marrin një strukturë xhelatinoze pasi janë zhytur në ujë.
Hidhni 250 ml ujë mbi një lugë gjelle fara. Lërini të zhyten për 15 minuta – kur të fryhen, madhësia e tyre do të trefishohet. Pjesa e jashtme e farës në formën e një xheli do të bëhet gri, ndërsa qendra e farës do të mbetet e zezë.
Falë shijes së tij të butë, neutrale, farat e borzilokut mund të shtohen në limonadë, supë, kos, puding, sallatë, bollgur, bukë, kokteje.
Për shkak të sasisë së madhe të fibrave, farat e borzilokut mund të çojnë në fryrje të stomakut, prandaj përdorini ato në menynë tuaj gradualisht. Në këtë mënyrë, sistemi i tretjes do të përshtatet ngadalë me to.
Për shkak të faktit se janë të pasura me vitaminë K, farat e borzilokut mund të ndikojnë në efektivitetin e disa ilaçeve. Prandaj, para se të filloni të konsumoni rregullisht këto fara të zeza të shëndetshme, bisedoni me mjekun tuaj./Telegrafi