A ia vlejti lufta në Afganistan?
Gazetarja shqiptare që vepron në Romë, Alba Kepi, ka shkruar një postim në lidhje me strehimin e afganëve në Shqipëri.
Kepi shprehet se Shqipëria ka strehuar po ashtu më shumë se 5 000 refugjatë nga Irani në një rezidencë luksoze dhe askush nuk flet.
Ajo shton se një raport i antimafies italiane thekson se “me emigrantët fitohet më shumë para se me drogën”, duke vlerësuar se qeveria nuk na jep shifra transparence se çfarë buxheti jepet për refugjatët.
A ia vlejti lufta në Afganistan?
Gazetarja shqiptare që vepron në Romë, Alba Kepi, ka shkruar një postim në lidhje me strehimin e afganëve në Shqipëri.
Kepi shprehet se Shqipëria ka strehuar po ashtu më shumë se 5 000 refugjatë nga Irani në një rezidencë luksoze dhe askush nuk flet.
Ajo shton se një raport i antimafies italiane thekson se “me emigrantët fitohet më shumë para se me drogën”, duke vlerësuar se qeveria nuk na jep shifra transparence se çfarë buxheti jepet për refugjatët.
Shkrimi i gazetares Alba Kepi:
A ja vlejti?
"Me emigrantet behet me shume para se me drogen" thote nje i person i hetuar ne procesin "mafia capitale" ne Rome.
Italia si dhe Shqiperia qene pjese e misionit "Resolute Support (RSM)" te Nato-s ne Afghanistan.
Pas 20 vitesh Italia terhoqi ushtarin e fundit nga Afganistani me 29 qershor 2021.
5000 ushtare italiane kontribuan ne "forever ëar". 53 viktima e shpenzime mbi 8.4 miliarde euro, por qe thuhet te jene me shume krah kostos jo direkte e misioneve top sekret.
Po ashtu pritet te bej dhe Shqiperia, si vend anetar i Nato-s.
3041 ushtare kuq e zi kane sherbyer prej 2002 ne Afghanistan, te pakten 3 viktima, disa te plagosur e shpenzime ne pikepyetje jane rrjedhat e kontributit shqiptar.
Si gjithmone transparenca e informacioni jane detyrimet e fundit te nje qeverie qe nuk respekton qytetaret. E pikepyetjet i lene vend hamendesimeve mbi daten e terheqjes se ushtareve shqiptare, kosto jetesore, ushtarake, financiare qe "forever ëar" pati e vazhdon te kete per Shqiperine.
Ne vend se te thuhet terheqja nga Afganistani, duhet pranuar se eshte kapitullimi i nje lufte pa fund.
Misioni ne Afganistan pati si qellim kthimin e demokracise ne kete vend e sot 20 vite me pas vetem gjate tre muajve te pare te 2021 numri i viktimave mbi 500 eshte baraz me 29% me shume se sa jane shenuar ne te njejten periudhe kohore te nje viti me pare.
A ja vlejti?
Pervec pasojave ekonomike, jetesore e sociale, lufta pa fund qe si cdo proces pa limit shnderrohet ne nje event shterpe, influencoj jo pak gjeopolitiken qe ne kete rajon frymezohet nga aroma e petrolit (naftes).
Ne Shqiperi pa dyshim vazhdon te shitet petroli me i shtrenjte i puseve.
Cfare humbi e cfare fitoj Shqiperia nga ky mision? Vec relacioni i Ministrit Peleshi mund te na ndihmoj me urimin qe transparenca te mos kete tymin e zjarreve te shuara me kova.
A vetmja gje qe dime eshte se ne Afganistani nuk eshte me mire se 20 vite me pare.
Ushtare shqiptare u vrane e u plagosen (sa? Boh.. transparenca eshte nje optional), e buxheti ushtarak dha nje fete te mire nderkohe qe mund te blihej nje Canadanair e te kursenim pyjet tona.
Mijera afghane po thuhet se do emigrojne se bashku me ushtarin e fundit amerikan e disa mund te mberrijne ne Shqiperi.
Qetesoheni miq, mos harroni dhe mbi 5000 muhaxhedinet ne qytetin e bardhe pak kilometra larg Durresit e Tiranes.
I kemi aty cdo ore e dite ne nje residence perfekte si Shtepia e Bardhe.
Askush nuk flet, askush nuk shkruan, askush nuk hyn dot ne kete territor shqiptar rrethuar me tela me gjemba.
Po ashtu askush nuk flet per kampet e emigranteve qe prej disa vitesh jane ngritur ne Shqiperi?
Kush i menaxhon?
Kush i shperndan fondet per mikpritjen e tyre qe BE i jep qeverise shqiptare?
Kush kooperative, shoqate, OJG shqiptare ka fituar tenderat per stehimin deri me sot te emigranteve ne Shqiperi ?
"Me emigrantet behet me shume para se me drogen" thote nje i person i hetuar ne procesin "mafia capitale" ne Rome. E nje nga sektoret ku Kupola ishte me influente ishte ajo e Politikave sociale.
E per kupolen e Romes energjenca e emigranteve qe nje miniere ari e fondet e mikpritjes se tyre u bene nje tepsi e pasur qe u shperndane tek shoqatat mike.
E ky eshte alarmi i pare qe duhet te na shqetesoj ne Shqiperi!
Ndersa jemi ne fyt me korrupsionin, rushfetin e administrates publike e kapjen e cdo sektori ekonomik nga bandat mafioze, vendet mike partnere te Nato-s duhet te kene largpamesine ne zgjedhjen e Shqiperise si vend strehim te afghaneve.
A ja vlejti?
A ja vlen?
Ndersa pergjigjet pritet te marrin arsyetimin e diplomacise e drejtesise shqiptare ende vend ne zhvillim../Syri