Gusht 31, 2021 09:38 Europe/Tirane
  • Fatimja u bë Afërditë: Ja si i braktisën kosovarët emrat myslimanë

Në një raport të Agjencisë së Statistikave të Kosovës [ASK] të vitit 2017 tregohet ndryshimi i çuditshëm i emrave të kosovarëve për pak dekada

Të gjithë kemi vërejtë se gjeneratat më të vjetra mbajnë më shumë myslimanë. Kjo dëshmohet edhe nga statistikat e ASK-së që tregojnë për një gjë të tillë.

Prej vitit 1940 e më herët e deri në vitin 1960, Kosova në pesëshen e parë të emrave më të popullarizuar kishte vetëm emra myslimanë.

Fatime, Bajram, Ajshe, Emine, Ali, Ramadan e Ismet janë ndër ta

Në vendin e pestë në dekadën 1951-1960 futet emri Agim, e i cili duhet se revolucionarizon popullaritetin e emrave jomyslimanë në Kosovë.

Menjëherë, në dekadën vijuese 1961-1970 kemi edhe dy emra jo-myslimanë në top-5 të emrave në Kosovë: Afrim dhe Fatmir.

Ndërkohë, gjenerata 1871-1980 ‘dëbon’ të gjithë emrat myslimanë duke e pasur të gjithë emrat jo-myslimanë.

Prej vitit 1970 e tutje, në Kosovë nuk ka pasur më emra myslimanë në top-5.

Nuk dihet se çka ka ndikuar në braktisjen e emrave myslimanë./Syri