Transportimi i rinocerontëve me helikopter fiton çmimin Ig Nobel
Një ekip studiuesish fituan çmimin Ig Nobel pas një eksperimenti ku rinocerontët vareshin në helikopterë dhe transportoheshin në habitate më të përshtatshme.
Rinoceronti i zi është në rrezik të madh, për shkak të kërkesës së konsiderueshme për bririn e tij. Aktivistët u përpoqën t’i mbrojnë më mirë, duke përdorur metodën e transportit “me kokë poshtë”.
Duke qenë se transportimi i krijesave të mëdha mund të jetë manovër e ndërlikuar, rinocerontëve duhet t’u injektohet një qetësues. Kjo i lejon ato të ngrihen në ajër me kokë poshtë dhe me këmbët lidhur në një helikopter, gjë që kursen kohë dhe mendohet të jetë më e mirë për kafshët, sipas WWF (World Wide Fund for Nature).
Një studim i kohëve të fundit ka zbuluar se rinocerontët “kënaqen” kur janë në qiell, një hap pozitiv ky edhe për ruajtjen e specieve. Rezultatet e studimit të Cornell University në Neë York, SHBA u botuan në Journal of Wildlife Diseases.
Çmimi Ig Nobel, një çmim i cili jepet për të nxjerrë në pah arritje të pazakonta të kërkimeve shkencore./Syri