Tetor 06, 2021 08:52 Europe/Tirane
  • Pasojat e reja nga COVID: Shputa dhe gishta të skuqur e të enjtur

Shkencëtarët besojnë se ata mund të shpjegojnë pse disa njerëz që sëmuren nga Covid pësojnë skuqje të ngjashme me morthin mbi shputat e këmbëve e deri edhe në gishta.

Covid në shputën e këmbës duket të jetë një efekt anësor i kalimit të trupit në gjendje sulmi për të luftuar virusin.

Studiuesit thonë se ata kanë identifikuar pjesët e sistemit imunitar që duket se janë të përfshira

Gjetjet, në British Journal of Dermatology, mund të ndihmojnë me trajtimet për të lehtësuar simptomat.

Çfarë është shputa e sëmurë nga Covid?

Mund të ndodhë në çdo moshë, por prek fëmijët dhe adoleshentët më shpesh. Për disa është pa dhimbje, por skuqja mund të jetë jashtëzakonisht e dhimbshme dhe kruhet, me flluska të buta dhe ënjtje.

Sofia, e cila është 13 vjeç dhe nga Skocia, mezi ka qënë në gjendje të ecte ose të vishte këpucë kur asaj I ndodhi kjo në shputën e këmbës prej Covid në fillim të këtij viti.  Gjatë verës, ajo tha për BBC se duhej të ulej në një karrige me rrota nëse donte të bënte shëtitje më të gjata.

Lëkura e prekur - zakonisht te shputat, por ndonjëherë dhe gishtat - mund të duket e kuqe ose vjollce. Disa njerëz madje u rriten ca si gunga të ngritura të dhimbshme ose u ashpërsohet një pjesë e lëkurës. Madje mund të ketë edhe qelb.

Disave u mban për muaj, të tjerëve me javë. 

Shpesh, ata mund të mos kenë asnjë nga simptomat klasike të Covid, të tilla si kollë e vazhdueshme, temperaturë dhe humbje apo ndryshim në nuhatje a shije./Syri