Tetor 09, 2021 18:58 Europe/Tirane
  • Pandemia përkeqësoi gjendjen e fëmijëve autik, zbulohen shkaqet

Mos marrja e trajtimit për gati një vitit prej pandemisë Covid-19, ka dëmtuar fëmijët me çrregullime të spektrit autik.

Maralba Bime drejtoresha e qendrës së autizimit në Gjirokastër ku marrin trajtim 61 fëmijë  thotë se pas rifillimit të terapive, një pjesë e tyre kishin pësuar regres.

“Ka pasur fëmijë që për shkak të mbylljes kanë pasur probleme, agresivitet, çdo gjë ka ardhur si pas. Momentin që rifilluam hasëm vështirësi, pasi nisëm nga e para.

Por çfarë ndodh me këta fëmijë nëse ndërpresin trajtimin?

“Për fëmijët është e vështirë, edhe vjet hasëm vështirësi. Online është e pamundur, pasi fëmijët nuk kanë kontaktin viziv, nuk kanë si punojmë përmes kamerave. Që në momentin që ulen në tavolinë në atë 45 minuta punohet me kontaktin fizik, nëse fëmija nuk ka kontaktin të të shohë në sy atëherë asnjë terapi nuk është funksionale.”

Sipas statistikave, në të gjithë botën 1 në 45 fëmijë shfaq probleme të spektrit autik. Ekspertët bëjnë apel për diagnostikim sa më të hershëm, duke I bërë thirrje prindërve të tregohen të vëmendshëm me fëmijët e tyre./ abcnews