Dhjetor 18, 2021 17:49 Europe/Tirane
  • Pandemia e divorceve në Kosovë

Nga Dardan Gashi. Shkurorëzimi apo divorci si një ndër problemet me të mëdha sociale në mbarë botën ka nisur të rritet me hapa të shpejt edhe në Kosovë. E viti kur shpertheu pandemia e koronavirusit, po del të jetë njëri nga vitet që dha numrin më alarmant të shkurorëzimeve, shkruan Syri.net Kosova. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2020 janë regjistruar 1 614 raste të çifteve të shkurorëzuara.

Numri më i madh sesa pesë vitet paraprake

Se numri i shkurorëzimeve ishte në vlera alarmante në vitin kur Kosova u kaplua nga pandemia Covid-19, e tregojnë statistikat e publikuara nga ASK. Syri.net Kosova në statistikat që ka parë sjell tek ju raportet për vitet 2015 deri 2019 të numri total të shkurorëzimeve në nivel vendi.

Viti 2019

Në vitin 2019, në Kosovë gjithsej ishin shkurorëzuar 815 çifte-bashkëshortore.

Viti 2018

Në vitin 2018, në Kosovë gjithsej ishin shkurorëzuar 999 çifte-bashkëshortore. Prej tyre, meshkuj sipas përkatësisë etnike ishin: Shqiptar 96.0%, Serb 0.3%, Turk 0.2%, Boshnjak 1.1%, Rom, Ashkali, Egjiptian 0.5% dhe të tjerë me 1.9%

Viti 2017

Në vitin 2017, në Kosovë gjithsej ishin shkurorëzuar 1072 çifte-bashkëshortore. Prej tyre, meshkuj sipas përkatësisë etnike ishin: Shqiptar 97.5%, Serb 0.3%, Turk 0.2%, Boshnjak 0.6%, Rom, Ashkali, Egjiptian 0.7% dhe të tjerë me 0.7%

Viti 2016

Në vitin 2016, në Kosovë gjithsej ishin shkurorëzuar 1110 qifte-bashkëshortore. Prej tyre, meshkuj sipas përkatësisë etnike ishin: Shqipëtar 96.3%, Serb 0.4%, Turk 0.3%, Boshnjak 0.9%, Romë, Ashkali, Egjiptian 1.1% dhe të tjerë me 1.1%. Femrat e shkurorëzuara sipas përkatësisë etnike ishin: Shqiptare 83.7%, Serbe 0.5%, Turke 0.3%, Boshnjake 0.8%, Rome, Ashkalike, Egjiptiane 0.8% dhe të tjera 14.0%. 

Viti 2015

Në vitin 2015, në Kosovë gjithsej ishin shkurorëzuar 1268 qifte-bashkëshortore. Prej tyre, meshkuj sipas përkatësisë etnike ishin: Shqiptar 95.6%, Serb 0.2%, Turk 0.5%, Boshnjak 1.6%, Romë, Ashkali, Egjiptian 0.9% dhe të tjerë me 1.2%. Femrat e shkurorëzuara sipas përkatësisë etnike ishin: Shqiptare 87.3%, Serbe 0.4%, Turke 0.3%, Boshnjake1.3%, Rome, Ashkalike, Egjiptiane 0.7% dhe të tjera 9.9%. /Syri