Mëlçia: Ushqimet që rëndojnë funksionin e saj
Mëlçia kryen një funksion shumë të rëndësishëm, pasi pastron gjakun nga substancat e dëmshme dhe toksinat. Në të njëjtën kohë, ndihmon në shndërrimin e ushqimit në energji për të na lejuar të bëjmë aktivitete të thjeshta ditore, si ecja dhe vrapimi.
Ushqimi i dobët mund të çojë në akumulimin e yndyrës në mëlçi, kancer, cirrozë ose dështim të mëlçisë.
Ja çfarë duhet të shmangni për ta mbajtur mëlçinë në gjendjen më të mirë të mundshme:
Yndyrnat shtazore: Kolesteroli i lartë rrit ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të mëlçisë. Kolesteroli është një lloj yndyre që gjendet shumë tek mish i kuq, e verdha e vezës, kremi dhe tek gjalpi.
Ëmbëlsirat: Ushqimet që përmbajnë sasi të mëdha sheqeri të përpunuar, si çokollata, biskotat dhe pijet freskuese na ngarkojnë me shumë kalori. Marrja e shtuar e kalorive është një faktor rreziku për sëmundjet e mëlçisë dhe një shkak kryesor për obezitetin.
Ushqimet e skuqura: Patatet e skuqura çojnë në një rritje të kolesterolit, rrisin trigliceridet dhe kontribuojnë në obezitet. Duhet të zgjedhim mënyra alternative gatimi, si gatimi apo zierja me avull, për të shmangur, ndër të tjera, problemet e mëlçisë në të ardhmen./Syri