OBSH: Gjysma e Europës do preket me Omicron brenda pak javësh
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se gjysma e Europës do të infektohet me variantin Omicron të koronavirusit brenda gjashtë deri tetë javësh. Dr. Hans Kluge tha se vala e Omicron po përhapet me shpejtësi në kontinent.
Sipas tij, projeksioni është bazuar te fakti se brenda një jave në Europë janë regjistruar 7 milionë me raste të reja.
Kluge tha se vala e re po kalon nga Perëndimi drejt Lindjes.
Studimet e fundit sugjerojnë se Omicron ka më pak gjasa që t’i sëmurë rëndë personat e prekur se variantet e tjera.
Megjithatë Omicron është thellësisht ngjitës dhe mund të infektojë edhe personat që janë vaksinuar plotësisht.
Të hënën, kompania Pfizer tha se mund të sjellë në mars vaksinën që ofron mbrojtje speciale kundër Omicron. Shmë ekspertë thonë se nuk është e qartë nëse kjo gjë do jetë e nevojshme./Syri