Shkurt 26, 2022 20:29 Europe/Tirane
  • Çfarë është më e shëndetshme për të pirë në mëngjes, çaj apo kafe?

Kafeja dhe çaji janë të pasura me antioksidantë dhe mund të kontribuojnë në shëndetin metabolik.

Edhe pse të dyja pijet janë të preferuara nga konsumatorët e tyre, lind pyetja se cila nga të dyja ka më shumë përparësi?

 

Përmbajtja e kafeinës në çajra dhe kafe të ndryshme do të ndryshojë në varësi të kohës së gatimit, mënyrës së përgatitjes dhe madhësisë së pijes, shkruan Mind Body Green , transmeton Večernji.hr.

 

Megjithatë, për t'u informuar, shikoni se cila nga pijet e mëposhtme përmban më shumë kafeinë dhe cila më pak.

Nivelet e kafeinës për filxhan të çdo pije:

- Kafe - 96 miligramë kafeinë

- Kafe me qumësht: 86.4 miligramë kafeinë

- Kafe e ftohtë: 74.4 miligramë kafeinë

- Çaji i zi: 48 miligramë kafeinë

– Çaji jeshil: 28.8 miligramë kafeinë

- Kafe pa kafeinë: 0 deri në 15 miligramë kafeinë

- Çaj bimor: 0 miligramë kafeinë

Kur krahasohet, është e qartë se shumica e pijeve të kafesë përmbajnë më shumë kafeinë se çaji - edhe në rastin e disa pijeve pa kafeinë.

Kafeja është një burim i mirë i polifenoleve antioksidantë dhe kafeinës, dhe të gjitha ato mbështesin funksionimin kognitiv dhe mund të zvogëlojnë rrezikun e humbjes së kujtesës.

Përveç antioksidantëve, siç është përbërësi anti-inflamator acidi klorogjenik, kafeja gjithashtu ka një efekt të dobishëm në shëndetin e trurit, mëlçinë, diabetin dhe sindromën metabolike.

Hulumtimet tregojnë se gratë që pinë dy deri në tre filxhanë kafe çdo ditë kanë më pak yndyrë në trup sesa ato që pinë rrallë kafe.

Çaji gjithashtu ka shumë përfitime shëndetësore, nga qetësimi i të përzierave deri te lehtësimi i dhimbjeve të kokës dhe lehtësimi i dispepsit.

Ashtu si kafeja, edhe çaji ka veti të larta anti-inflamatore, si antioksidantë. Disa studime gjithashtu i lidhin përbërjet e çajit jeshil me shëndetin kardiovaskular.

Për shkak të përqindjes më të lartë të kafeinës në kafe, gratë shtatzëna ose kushdo që përpiqet të reduktojë marrjen e kafeinës do të ishte më mirë t'i përmbahej çajit - veçanërisht bimor./Syri