Mars 01, 2022 17:58 Europe/Tirane
  • Diabeti i shkaktuar nga Covid mund të jetë i përkohshëm

Sipas të dhënave të reja, diabeti i zhvilluar nga pacientët me sëmundje të rëndë Covid-19 gjatë shtrimit në spital mund të jetë vetëm i përkohshëm dhe nivelet e sheqerit në gjak mund të kthehen në normale pas shërimit.

Studiuesit kryen një studim mbi 594 pacientë të cilët shfaqën shenja të diabetit pasi u shtruan në spital për Covid, nga të cilët 78 nuk ishin diagnostikuar më parë me diabet.

 

Probleme më të lehta me sheqerin në gjak, por një formë më e rëndë e Covid-it janë vërejtur në shumë pacientë të diagnostikuar me diabet gjatë shtrimit në spital, krahasuar me pacientët që kanë pasur më parë diabet.

Studiuesit raportuan në Gazetën e Diabetit dhe Komplikimet e tij se në 40 për qind të pacientëve të diagnostikuar me diabet gjatë shtrimit në spital, një vit më vonë, nivelet e sheqerit në gjak ranë nën kufirin e diagnozës. 

"Këto rezultate sugjerojnë se diabeti i sapodiagnostikuar mund të jetë një gjendje kalimtare e lidhur me stresin akut të shkaktuar nga infeksioni koronavirus," tha Dr. Sara Cromer nga Spitali i Përgjithshëm i Massachusetts në Boston.

“Rezultatet e studimit tonë sugjerojnë se mungesa e insulinës, nëse ndodh fare, nuk është e përhershme”, tha Cromer./Syri