Prill 05, 2022 16:18 Europe/Tirane
  • Pasojat që ka sjellë mbyllja tek fëmijët

Sipas raportit Osfed kufizimet dhe mbyllja nga pandemia e Covid -19 patën një ndikim të madh në zhvillimin e fëmijëve.

Kufizimet gjatë pandemisë kanë ndikuar në mos shoqërizimin e fëmijëve me njeri-tjetrin kjo, sepse ata kaluan më pak kohë në mjediset e arsimit fillor.

 

Amanda Spielman, kryeinspektorja e shkollave e Ofsted, tha për programin Today të BBC Radio 4: "Kemi identifikuar një sërë gjërash shqetësuese, ende ndikohemi nga pandemia dhe mbyllja në përgjithësi.

Kemi gjetur vonesa në të folur dhe gjuhën e të rinjve, kemi gjetur se disa nga fëmijët e vegjël kishin vështirësi në interpretimin e shprehjeve të fytyrës, gjë që i pengon ata të zhvillojnë ndërveprime sociale dhe besim social.

Ne zbuluam se fëmijët ishin më pak të mirë në mbajtjen e radhës, aftësitë e ndarjes dhe të kujdesit për veten. Kjo padyshim ka një goditje të madhe për përshtatjen e tyre në shkollë.”

Raporti zbuloi gjithashtu se fëmijët e vegjël imitojnë zërat e personazheve në filma dhe programe televizive për shkak të orëve të gjata të shpenzuara në ekrane gjatë bllokimeve të Covid.

Ndërkohë, disa foshnja po luftojnë për t'iu përgjigjur shprehjeve themelore të fytyrës. Pasi ata nuk janë mësuar të shohin fytyra të ndryshme'.

Ofsted ka publikuar sot raporte mbi ndikimin e pandemisë në mjedise të ndryshme arsimore, duke përdorur prova nga 280 inspektime dhe grupe të shumta fokusi.

Kryeinspektorja zbuloi gjithashtu se të ardhurat luanin një rol jetik në zhvillimin dhe stërvitjen e fëmijëve pasi gjatë izolimit.

Ajo tha: "Në kufizimet fizike të izolimit, sa më e vogël të ishte familja, ose nëse jetonin në një apartament dhe nëse nuk kishin një kopsht, ata fëmijë ishin dukshëm më të kufizuar në mundësitë e tyre për tu ushtruar sesa fëmijët që jetonin në shtëpi me kopshte të mëdha."

Amanda Spielman i bëri komentet pasi zbuloi se disa foshnja kishin vështirësi për të kuptuar shprehjet e fytyrës pas pandemisë dhe  kishin një fjalor të kufizuar ose nuk kishin besim për të folur.

Fëmijëve u ka munguar të dëgjojnë histori, të këndojnë dhe të bëjnë biseda thuhet në raport./Syri