Një hepatit agresiv po godet fëmijët në Europë
Autoritetet shëndetësore britanike dhe jo vetëm po deklarohen gjithmonë e më të shqetësuar për një formë deri tani misterioze hepatiti, shumë agresive, që po godet fëmijët nën 10 vjeç.
Deri më tani janë 108 fëmijët në këtë moshë që janë goditur nga kjo lloj sëmundje nga janari i kaluar, dhe për 8 prej tyre është dashur transplanti i mëlçisë.
Por fëmijët e sëmurë janë evidentuar edhe në Irlandë, Danimarkë, Holandë dhe Spanjë, ndërkohë që sot një rast i tillë është zyrtarizuar në Itali.
Përtej kontinentit europian, disa raste të tilla sinjalizohen edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 9 fëmijë, të gjithë në Alabama, ku dy prej tyre u transplantua mëlçia.
Shkaqet e hepatitit në fjalë ende nuk dihen, por shkencëtarët kanë parë që rreth 77% i fëmijëve të sëmurë ishin testuar pozitivë ndaj adenovirusit, virus që shkaktojnë zakonisht temperaturë, diarre dhe të vjella, por asnjë pasojë të rëndë si në këtë rast.
Kjo ka bërë të mendojë disa prej tyre, se një nga shkaqet mund t’i referohet pandemisë. Jo koronavirusit drejtpërdrejtë, por masave kundër pandemisë.
Më saktë, karantinat e shumta dhe përdorimi i maskave ka ulur dukshëm imunitetin e disa prej fëmijëve, më së shumti ato të vegjël që nuk kanë patur mënyrë të përballen prej kohesh me ambiente të përbashkëta dhe viruset që ndodhen aty.
Nuk përjashtohet edhe që kemi të bëjmë me një mutacion të adenovirusit, ose një kombinim i këtyre dy hipotezave, pra një variant i adenovirusit që godet fëmijët me imunitet të ulet, duke i shkaktuar hepatite agresive, që zakonisht nuk prekin fëmijët e asaj moshe./Syri