Më 27 prill 1938, mbreti Zog u martua me mbretëreshën Geraldinë
Prill 27, 2022 11:08 Europe/Tirane
Më 27 prill të vitit 1938, Mbreti i shqiptarëve, Zogu I (Ahmed Muhtar bey Zogolli) vuri kurorë me konteshën hungareze, Géraldine Margit Virginia Olga Mária Apponyi de Nagy-Appony.
Duke u bërë pjesë e familjes mbretërore, Geraldina 22-vjeçare nisi të ushqente një mirëdashje për vendin, ku edhe do t'i sosej fryma. Asokohe, sot e gjithherë, ajo do të identifikohet si "Geraldina e Shqipërisë".Fotoja bashkëlidhur, së bashku me një sërë imazhesh të martesës mes tyre, gjenden në Fototekën e Arkivit Qendror Shtetëror.