Prill 18, 2022 18:42 Europe/Tirane
  • Teknologjia dëmton shikimin te fëmijët

Përdorimi i teknologjisë te moshat e vogla, ka rezultuar se një në tre vizita okulistike që kryhen në poliklinikat e kryeqytetit të jetë problematike.

Ky është një bilanc shqetësues për mjekët specialistë të cilët e konstatojnë  më së shumti tek moshat 6 deri në 9 vjeç. Ata thonë se shkaku kryesor është përdorimi i celularëve dhe tabletave për disa orë.

 

 

Referuar këtyre shifrave, vetëm pak ditë më parë këshilli i ministrave miratoi programin kombëtar për kujdesin ndaj shikimit, i cili përfshin 270 mijë fëmijë në rang kombëtar.

 

Projekti do të përfshijë disa faza për të krijuar më vonë një database të personave që kanë probleme me shikimin, ndërsa diagnostikimi në kohë i problematikave, kryesisht tek moshat e vogla është synimi final. Ky projekt pritet të nisë së shpejti në Tiranë e pastaj edhe në rrethe./Syri