May 02, 2022 18:51 Europe/Tirane
  • Nëse bëni këto dy veprime po shkatërroni stomakun tuaj

Pirja e kafesë me stomakun bosh mund të rrisë nivelin e acidit në stomak dhe të çojë në fryrje.

Kërkime të tilla nuk janë të reja për ne, por ka më shumë zakone që mund të shkatërrojnë sistemin tonë të tretjes dhe madje nuk jemi të vetëdijshëm për to.

Pirja e lëngut të portokallit me stomakun bosh

Nëse jeni mësuar ta filloni mëngjesin me lëng portokalli, ndoshta nuk është zgjidhja më e mirë për ju.

Në përgjithësi, ngrënia e agrumeve me stomakun bosh mund të rrisë rrezikun e  prodhimit të acidit që çon në dhimbje barku, të përziera, fryrje dhe urth.

Për më tepër, fruktoza në fruta mund të ngadalësojë sistemin tuaj të tretjes nëse e konsumoni atë para vaktit.

Pirja e lëngut të portokallit mund të ” mbush sistemin e tretjes” dhe të dëmtojë “bakteret e mira” në zorrët tuaja.

Larja e enëve me sfungjer

Specialistët rekomandojnë përdorimin e një furçe plastike ose silikoni sepse ato priren të qëndrojnë më të thata kur nuk përdoren.

Sfungjerët qëndrojnë të lagur për një kohë të gjatë dhe bakteret mund të rriten.Furçat janë gjithashtu të lehta për t’u pastruar dhe është më mirë t’i kaloni në pjatalarëse një herë në javë./Syri