Frutat dhe perimet që mund të ulin sheqerin në gjak
Frutat dhe perimet do të vlerësohen gjithmonë si grali i shenjtë i një diete të shëndetshme dhe disa ushqime nga ai grup rekomandohen veçanërisht për diabetikët për shkak të aftësisë së tyre për të ndihmuar në kontrollin e niveleve të sheqerit në gjak.
Agrumet
Studimet kanë treguar se agrumet, si portokallet, kanë një efekt të dobishëm te njerëzit që luftojnë me diabetin.
Agrumet janë një mënyrë e shkëlqyer për të marrë vitamina dhe minerale pa konsumuar shumë karbohidrate.
Fruta kokrra të kuqe
Ky frut është i pasur me komponime të quajtura antocianina, të cilat pretendohet se reduktojnë rezistencën ndaj insulinës dhe përmirësojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës, sipas një studimi të botuar në Journal of Nutrition.
Boronicat, luleshtrydhet, manaferrat dhe mjedrat janë lloje ideale të manave që mund t'i shtoni në mëngjes ose ëmbëlsira.
Studimi tregoi se konsumimi i 160 mg anthocyanine dy herë në ditë çoi në një ulje prej 8.5 për qind të niveleve të glukozës në plazmë, 13 për qind më pak rezistencë ndaj insulinës dhe një rritje prej 23.4 për qind të adiponektinës, një hormon që rrit ndjeshmërinë ndaj insulinës.
Manaferrat janë gjithashtu një burim i mirë i vitaminës C dhe fibrave dhe nuk përmbajnë shumë karbohidrate.
Brokoli
Studime të ndryshme kanë zbuluar se konsumimi i brokolit gjithashtu mund të rrisë ndjeshmërinë ndaj insulinës.
Brokoli është ushqim i pasur me vitamina dhe minerale, si kalcium, hekur, zink, vitaminë B12, D dhe shumë të tjera, transmeton Index.hr./Syri