Mundni infeksionet verore me jod
Ato transmetohen shumë lehtë, sidomos me duar të pista, teshtitje dhe kollitje Në verë shpesh ndodhin infeksione bakteriale ose virale, të cilat manifestohen me diarre, ngërçe në stomak, të përziera dhe të vjella dhe në disa raste me një temperaturë trupore pak të ngritur.
Ato transmetohen shumë lehtë, sidomos me duar të pista, teshtitje dhe kollitje
Në trajtim, gjëja më e rëndësishme është rritja e pirjes së ujit dhe në këtë mënyrë parandaloni dehidrimin, pra humbjen e lëngjeve dhe mineraleve nga trupi
Është më mirë të parandalosh sesa të kurosh, thotë një thënie e vjetër, kurse hapat në parandalimin e sëmundjeve infektive të zorrëve janë:
– forcimi i imunitetit,
– larja e duarve dhe higjiena adekuate
– larja e frutave dhe perimeve
– trajtimi i mirë termik dhe ruajtja e ushqimit
– shmangia e ujit dhe e akullit me origjinë të panjohur.
Dhe këtu hyn në lojë jodi.
Eksperti i njohur amerikan dr. David Derry thekson rolin dominues të jodit në forcimin e sistemit imunitar, veçanërisht në luftën kundër infeksioneve virale dhe bakteriale.
Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që një i rritur duhet të konsumojë rreth 150 mikrogramë jod për të plotësuar nevojat e tij ditore për jod, por efekti parandalues arrihet vetëm duke marrë sasi më të mëdha.
Burimet më të mira të jodit janë algat, peshqit e detit dhe kripa e jodizuar.
Mos lejoni që infeksionet e verës t’ju shkatërrojnë pushimet./Syri