Shenjat që mund të tregojnë probleme me mëlçinë
Mëlçia, si organi më i madh, e mban trupin të shëndetshëm, sepse, ndër të tjera, largon toksinat nga gjaku dhe ruan nivelet normale të sheqerit.
Është me rëndësi jetike që të dini se si të njihni shenjat që tregojnë një sëmundje të këtij organi.
Sëmundja e mëlçisë është shumë serioze, ndaj zgjidhja më e mirë është parandalimi, këshillojnë ekspertët.
Simptomat që mund të tregojnë sëmundje të mëlçisë
ngjyrë të verdhë të lëkurës dhe syve
dhimbje barku dhe fryrje
ënjtje e këmbëve dhe kyçeve
ngjyra e urinës
të vjella dhe të fikët
humbje e oreksit
Njerëzit në rrezik më të madh për të zhvilluar sëmundje të mëlçisë janë ata që janë diagnostikuar me cirrozë, qoftë për shkak të alkoolit ose hepatitit, të cilat mund të çojnë në dëmtim të mëlçisë dhe kancer të mundshëm.
Gjithashtu, formimi i depozitave yndyrore mund të çojë në dëmtime, shpjegojnë ekspertët.
Siç është përmendur tashmë, parandalimi është i rëndësishëm, prandaj rekomandohet të hani ushqime të shëndetshme të pasura me minerale, proteina dhe vitamina, të shmangni konsumimin e sasive të tepërta të alkoolit, të shmangni kontaktin me gjakun dhe të vaksinoheni kundër hepatitit./Syri