Uji i lëngshëm "i fundit" në Mars: zbulimi befasues i një roboti kinez
Roboti i vogël eksplorues i nisur në Mars nga Kina një vit më parë ka zbuluar sekretet e tij të para. Në veçanti, ai ka zbuluar praninë e ujit të lëngshëm "të fundit" në planetin e kuq, që mund të nënkuptojë ekzistencën e jetës marsiane gjatë miliarda viteve të fundit.
Kina vazhdon pushtimin e saj të hapësirës . Më shumë se një vit më parë, Pekini vendosi një sondë dhe një robot të vogël në Mars . Ky i fundit sapo ka zbuluar praninë e ujit të lëngshëm “të fundit” në planetin e kuq. Një zbulim që mund të shpjegojë ekzistencën e një jete të mëparshme në Mars.Pas më shumë se një viti, roveri kinez Zhurong ka udhëtuar më pak se 2 km, por tashmë ka grumbulluar një mori të dhënash. Disa sugjerojnë se uji ka ekzistuar në Mars një miliard vjet më parë. Studimet e mëparshme vlerësuan se uji i Marsit u zhduk rreth 3 miliardë vjet më parë.
Miliarda euro të investuara
“Nëse do të kishte ujë, mund të supozojmë se atmosfera ishte e përshtatshme për origjinën e jetës ose se kushtet e motit në Mars ishin të favorshme gjatë miliarda viteve të fundit”, tregon një studiues në Akademinë e Shkencave Kineze.
Mineralet e hidratuar nuk ishin zbuluar nga studimet e mëparshëme. Prandaj, të dhënat e Zhurong janë shumë të rëndësishme dhe roboti do të vazhdojë eksplorimin e tij në planetin e kuq edhe për disa kohë. Kina ka investuar miliarda euro në programin e saj hapësinor dhe ka ulur një anije kozmike në anën e largët të Hënës për herë të parë në vitin 2019./syri/