Tetor 11, 2022 08:43 Europe/Tirane
  • Muzeu i Marubit përzgjidhet nga prestigjiozja britanike: U mahnita nga bukuria

Gazeta prestigjioze britanike, The Guardian ka renditur muzetë dhe galeritë më të bukura të Evropës. Ajo ka renditur në vend të tretë muzeun e fotografisë Marubi, i cili ndodhet në Shkodër.

Muzeu i fotografisë u kategorizua së bashku me Galerinë e Artit të Luizianës, muzeun e kubistëve në Spanjë dhe shtëpinë-muze të Van Gogut në Francë.

“Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi (për të rritur 700 Lek/5 £) në qytetin verior të Shkodrës është një mrekulli. Fotografi me origjinë italiane Pietro Marubi hapi studion e parë të fotografisë në Shqipëri këtu në mesin e shekullit të 19-të, kur vendi ishte nën sundimin osman. Gjatë tre brezave ai, çiraku i tij Kel dhe djali i Kelit, Gegë, dokumentuan një periudhë magjepsëse të historisë shqiptare, që nga fillimet e lëvizjes për pavarësinë e Shqipërisë, përmes luftës ballkanike dhe asaj të dytë botërore, deri në komunizmin e Enver Hoxhës. Koleksioni i fotografive të ekspozuara tregojnë bukur të gjitha sferat e jetës – revolucionarë, fermerë, politikanë, muzikantë, fe, shumëllojshmërinë e mahnitshme të veshjeve tradicionale shqiptare, etj,” ka shkruar The Guardian./gazetashqiptare/