Nëntor 03, 2022 16:00 Europe/Tirane
  • Pse konsumimi i lakrës na bën mirë për shëndetin

Janë pesë sëmundje dhe telashe me shëndetin që prekin shpesh njerëzit. Një prej tyre është djegia, kurse të tjerat, janë sëmundje sensitive si reumatizma, zgjerimi i venave, dhimbja e fortë e kokës, bronkiti dhe nervi shiatik.

Mjekimi me dhuratat e natyrës është gjëja më e mirë për të pasur efekt dhe në këto raste na vjen më së miri në ndihmë lakra.

 

Kështu, për dhembjet reumatike: lahet fleta e lakrës së bardhë, i hiqen damarët, hekuroset me cilindër ose me një shishe që të rrafshohet. Kjo fletë vihet në vendin me dhembje dhe mbulohet me leckë liri, duke e përforcuar me fashë. Kjo përsëritet tri herë në ditë.

Për nervin shiatik: Fleta e lakrës zihet dhe kur është ende e nxehtë, vihet në vend in ku ndjeni dhimbje

Për vena të zgjeruara: Dy herë në ditë vihen fletët e lakrave në plagë të shkaktuara nga venat e zgjeruara, që nga shputat e këmbëve e deri lart.

 

Për djegie: Fletët e lakrës së freskët vihen mbi vend të djegur. Njësoj veprohet edhe kur plaga përgjaket, por edhe kur keni dhimbje të forta koke.

 

Për bronkit: Vihen 3-4 fletë lakre në gjoks dhe në shpinë, aty ku dhimbjet janë më të mëdha, përforcohen me fashë dhe mbahen tërë natën./Syri