Dhjetor 12, 2022 10:23 Europe/Tirane
  • FIFA: Arbitri spanjoll nuk do të gjykojë më në Botëtor

Arbitrti spanjoll, Antonio Mateu Lahoz, nuk do të gjykojë më asnjë ndeshje këtë Botëror, me vendimin e marrë nga FIFA pas polemikave të shumta në sfidën çerekfinale midis Holandës dhe Argjentinës.

Sfida mes skuadrës së Van Gal dhe asaj të Skalonit u bë ndeshja me më shumë kartonë në Botëror, me plot 14 lojtarë të ndëshkuar.

Kështu Lahoz nuk do të jetë më në Botëror, me katër sfida të mbetura deri në finalen e 18 dhjetorit.

Kështu në një farë mënyre realizohet dhe “dëshira” e Leo Mesit, me këtë të fundit që u shpreh pas sfidës se spanjolli nuk duhet të gjykonte më./gazetashqiptare.