Gurët që lindin gurë, njihuni me 'shkëmbinjtë' e gjallë
Në Rumani ekzistojnë disa shkëmbinj që rriten dhe shumohen.
Kjo ndodh për shkak të një procesi gjeologjik, që i bën këta shkëmbinj që të rriten me 5 cm çdo 1000 vite, gjë që i bën unikë. Gurët kanë një strukturë minerare të veçantë, që imiton bimët dhe gjitarët.
Këta shkëmbinj ndodhen në fshatin e vogël rumun të quajtur Kosteshti, 80 km në perëndim të Bukureshtit.
“Gurët kanë mosha të ndryshme. Ato nuk shfaqen papritur nga toka, janë masa ranore të periudhave të ndryshme gjeologjike që dalin natyrshëm në sipërfaqe”, shpjegon Dr. Mircea Ticleanu, nga Instituti Gjeologjik i Rumanisë.
Mineralet nga shiu krijojnë një reaksion që shkakton presion brenda shkëmbit, duke e bërë atë që të rritet dhe shumohet me gurë më të vegjël. Edhe pse shkencërisht nuk janë të gjallë, nga vendasit përshkruhen si të tillë për faktin se ndryshojnë me kalimin e kohës./syri/