Si një vullkan mund të shkaktojë kaos në botë
Vetëm pak kilometra e gjatë, por kur një fatkeqësi natyrore godet ngushticën Malacca në Malajzi, pasojat janë globale.
Çdo vit, rreth 90.000 anije kalojnë nëpër korsinë e ngushtë detare të ngushticës së Malacca-s, e cila lidh Oqeanin Indian me Paqësorin. Ngarkesa e tyre me drithëra, naftë apo çdo mall tjetër përbën rreth 40% të tregtisë në botë. Mbi këto anije ndodhet një nga rrugët ajrore më të ngarkuara, ndërsa përgjatë shtratit të detit, shtrihet një grup i dendur kabllosh interneti.
Së bashku, këta faktorë e bëjnë ngushticën e Malacca-s një nga arteriet më vitale të ekonomisë globale. Mirëpo, së fundmi, studiuesit po paralajmërojnë se është vetëm çështje kohe përpara se një fatkeqësi natyrore – tërmet ose vullkan – të godasë rajonin. Kur kjo të ndodhë, duhet të përgatitemi për pasoja globale.
Shpërthimi i fundit i një vullkani në këtë zonë ishte ai i Marap-it në vitin 2010. Periudha e kthimit të tij mendohet të jetë pas 750 vjetësh. Megjithatë, sipas ekspertëve, çdo gjë duhet të jetë në kontroll, pasi kur një vullkan aktivizohet mund të mos përcaktohet kurrë saktë se kur do të ndalë.
Nisur nga kjo ngjarje, në vitin 2018, studiuesit në Universitetin e Kembrixhit parashikuan disa skenarë të mundshëm. Një shpërthim, sipas tyre, mund të prodhojë re hiri dhe copëza të imta shkëmbi të shpërndara në ajër që përhapen nëpër ngushticën e Malacca-s drejt Singaporit dhe Malajzisë. Kjo do të kishte dëme zinxhir, duke nisur nga ndryshimi i temperaturave, bllokimi i fluturimeve dhe lundrimeve. Anijet do të merrnin një rrugë tjetër, por ky ndryshim do të kishte një efekt të drejtpërdrejt në tregtinë globale.
Shpërthimet e mëdha gjithmonë shoqërohen më pas nga lëkundje të forta tërmeti, që përveç dëmeve në ndërtesa dhe infrastrukturë, godet edhe linjën kabllore të internetit. Një tërmet që lëkundi Tajvanin në vitin 2006, dëmtoi një kabllo të vetme që lidh Hong-Kongun me pjesën tjetër të botës. U deshën 45 ditë për të riparuar kabllot e tjera dhe bota të lidhej sërish me Hong-Kongun.
Megjithatë, mendohet se një ditë do të jetë e mundur të shmangen shpërthimet e vullkaneve duke manipuluar magmën poshtë tyre, por fatkeqësisht jemi ende shumë vite larg nga një mundësi e tillë. Tani për tani, të paktën, ekspertët po përpiqen të punojnë me një teknologji e cila mund të njoftojë përpara për një shpërthim të mundshëm. /syri/