Janar 24, 2023 10:12 Europe/Tirane
  • Studimi: Fëmijët e lindur me prerje cezariane kanë prirje për obezitet

Fëmijët e lindur me prerje cezariane gjatë fëmijërisë janë më me mbipeshë sesa moshatarët e tyre – ka konstatuar grupi i shkencëtarëve nga Norvegjia

Në këtë konstatim kanë arritur në bazë të studimeve në të cilat kanë marrë pjesë fëmijët e lindur në mënyrën natyrale dhe ata me prerje cezariane.

Edhe ekspertët e Harvardit kanë konstatuar që edhe vogëlushët të cilët lindur vagjinalisht kanë shanse madje 64 për qind që të vuajnë nga problemet me mbipeshën në krahasim me vëllezërit e lindur apo motrat të cilët kanë lindur në mënyrën natyrale.

 

Shkencëtarët kanë zbatuar hulumtimin në të cilin janë përdorur të dhënat e 15.000 femrave dhe 22.000 fëmijëve, nga të cilët 5.000 kanë lindur me prerje cezariane.

Është konstatuar që këta vogëlushë kanë më pak baktere të shëndetshme në zorrë dhe shpesh sëmuren na astma.

Kjo shpjegon faktin që bebet e lindura në mënyrën e zakonshme u ekspozohen baktereve të cilat ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e sistemit të tyre të imunitetit, prandaj për këtë shkak që në fillim janë më të rezistueshëm./syri/