ChatGPT, aplikacioni me rritjen më të shpejtë të të gjitha kohërave
Aplikacioni në internet, ChatGPT, i kompanisë kaliforniane OpenAI, e cila merret me zhvillimin e inteligjencës artificiale, është aplikacioni me rritje më të shpejtë në histori, njoftoi Yahoo Finance.
Sipas një studimi të UBS, aplikacioni ChatGPT kishte 13 milionë vizitorë unikë në ditë në janar 2023, që është dyfishi i numrit të vizitorëve në dhjetor të vitit të kaluar.ChatGPT ka rreth dy muaj që ekziston dhe tashmë ka 100 milionë përdorues në muaj, sipas të dhënave nga studimi.
Studimi, i cili citon të dhëna nga kompania analitike Similarweb, e pozicionon ChatGPT kundër aplikacioneve të tjera me rritje të shpejtë si TikToku dhe Instagrami.
Për krahasim, TikTokut iu deshën nëntë muaj për të arritur 100 milionë përdorues aktivë mujorë, ndërsa Instagramit iu deshën dy vjet e gjysmë.
“Në 20 vjet të gjurmimit të hapësirës së internetit, nuk mund të gjejmë asnjë shembull të rritjes më të shpejtë midis aplikacioneve të internetit”, shkruajnë analistët e UBS në studim./Kohaditore//syri/