Kapet peshku i artë i llojit Levrek nga një peshkatar
Departamenti i Burimeve të Kafshëve të Egra të Virxhinias tha se Jacob Moore ishte duke peshkuar në lumë, pranë Parkut Shtetëror Chippokes, kur ai e kapi peshkun kureshtar të verdhë.
“Unë nuk kam parë diçka të tillë më parë. Unë kam parë levrek me njolla të zeza, por kurrë nuk kam parë një albino,” i tha Moore agjencisë së kafshëve të egra, raporton UPI, transmeton Telegrafi.
Por Alex McCrickard, koordinator i agjencisë mbi edukimin e jetës ujore, tha se peshku nuk është një albino, por se ka një mutacion që lidhet me të.
“Levrekët e artë janë jashtëzakonisht të rrallë dhe shumica e peshkatarëve nuk i kanë parë kurrë, e lëre më të kenë dëgjuar për to më parë”, tha McCrickard.
“Peshku është një produkt i një mutacioni gjenetik që ndryshon pigmentet e lëkurës të quajtur ksantizëm. Pigmentimi i verdhë dominon në ksantizëm, siç mund ta shihni tek peshku me ngjyrë të artë të cilin e kapi Moore”, shtoi tutje ai.
Jacob deklaroi se e ka kthyer peshkun në lumë pasi e mati dhe shkrepi disa foto./syri/