Shkurt 27, 2023 09:18 Europe/Tirane
  • Teleskopi James Webb zbulon gjashtë galaktika, përmbys çdo gjë që dihej për Universin

Teleskopi hapësinor James Webb zbulon gjasht galaktika masive të vjetra, të cilat përmbajnë po aq yje sa galaktika jonë.

Zbulimi përmbys çdo gjë që shkencëtarët kanë mësuar për evolucionin e galaktikave, pasi galaktika të tilla të mëdha nuk pritej të gjendeshin në një univers kaq të ri, kur ka arritur vetëm 3% e moshës së tij aktuale, rreth 500 deri në 700 milionë vjet pas “Big Bengut” fillestar.

Shkencëtarë nga vende të ndryshme (SHBA, Australi, Danimarkë, Spanjë), të udhëhequr nga profesori asistent i astronomisë dhe astrofizikës Joel Lezza i Universitetit të Pensilvanisë, bënë publikimin përkatës në revistën “Nature”. Siç tha ai, “këto objekte janë shumë më masive nga sa pritej. Ne prisnim të gjenim vetëm galaktika të vogla, të reja foshnje, megjithatë zbuluam galaktika po aq të pjekura sa e jona në një kohë që deri më tani konsiderohej si universi është në fillim e tij.”

“Është çmenduri. Nuk pritej që universi të ishte në gjendje të vetëorganizohej kaq shpejt. Këto galaktika nuk duhet të kishin pasur kohë të mjaftueshme për t’u formuar”, tha Erika Nelson, asistente profesore e astrofizikës në Universitetin e Kolorados.

“Galaktika jonë krijon një deri në dy yje të rinj çdo vit. Disa nga ato galaktika duhet të kenë krijuar qindra yje të rinj çdo vit gjatë historisë së universit. Nëse edhe një nga këto galaktika është reale, do të na shtyjë në kufijtë e të kuptuarit tonë të kozmologjisë. Një mundësi tjetër është që këto gjëra të jenë një lloj tjetër objekti i çuditshëm, si kuazarët e zbehtë (dmth. bërthamat aktive galaktike), të cilat do të ishin po aq interesante,” shtoi ai.

James Webb, teleskopi më i fuqishëm i lëshuar ndonjëherë në hapësirë, është i pajisur me instrumente infra të kuqe të afta për të zbuluar dritën që vjen nga galaktikat më të lashta dhe yjet e tyre. Kështu, Webb i lejon shkencëtarët të shikojnë prapa në kohë dhe hapësirë, një distancë prej rreth 13.5 miliardë vjetësh, afër fillimit të universit siç e njohim ne.

“Është vështrimi ynë i parë kaq larg, kështu që është e rëndësishme të mbajmë një mendje të hapur për atë që po shohim në të vërtetë. Megjithëse provat sugjerojnë se këto janë ndoshta galaktika, unë mendoj se ekziston një mundësi e arsyeshme që të paktën disa nga këto objekte të jenë vrima të zeza supermasive. Pavarësisht, sasia e masës që zbuluam do të thotë se masa e njohur yjore e asaj periudhe të universit tonë është deri në 100 herë më e madhe se sa mendohej më parë. Ky është një ndryshim mbresëlënës në të dhëna”, tha Leja.

“Zbulimi se formimi i galaktikave masive filloi jashtëzakonisht herët në historinë e universit përmbys atë që shumë prej nesh e morën si të mirëqenë si fakt shkencor,” shtoi ai, duke vënë në dukje se këto galaktika të hershme janë aq të mëdha sa kundërshtojnë pothuajse të gjitha (99% ) modelet ekzistuese të kozmologjisë. Kjo çon ose në reformimin e modeleve kozmologjike, ose në rishikimin e të kuptuarit shkencor mbizotërues të krijimit të galaktikave, përkatësisht se ato filluan si re të vogla gazi dhe pluhuri, të cilat gradualisht u rritën me kalimin e kohës.

Në çdo rast, sipas studiuesve, kjo kërkon një ndryshim rrënjësor në pikëpamjen mbizotëruese se si evoluoi universi. “Ne hodhëm një vështrim në universin shumë të hershëm për herë të parë dhe nuk e kishim idenë se çfarë do të gjenim. Doli se gjetëm diçka kaq të papritur sa që me të vërtetë përbën një problem për shkencën. Ajo hedh dyshime mbi të gjithë pamjen e formimit të galaktikave të para. Mendimi im i parë ishte se kishim bërë një gabim dhe se përfundimisht do ta kuptonim dhe do të vazhdonim me jetën tonë. Por ne ende nuk kemi gjetur asnjë gabim, me gjithë përpjekjet tona të shumta”, theksoi hulumtuesi kryesor.

Shkencëtarët tani do të përpiqen të konfirmojnë gjetjet e tyre duke marrë imazhe të spektrit të galaktikave masive të hershme, në mënyrë që ata të kenë më shumë të dhëna për distancat e tyre të vërteta, si dhe gazet e tyre dhe përbërësit e tjerë. “Një analizë spektroskopike do të na tregojë menjëherë nëse këto gjëra janë të vërteta apo jo. Do të na tregojë sa të mëdhenj janë dhe sa larg janë”, tha Leja.

Së fundmi, një ekip tjetër shkencor kishte njoftuar se me ndihmën e James Webb, ata kishin gjetur katër galaktika edhe më të hershme, kur universi ishte vetëm 350 milionë vjet i vjetër. Por ato galaktika ishin në mënyrë të parashikueshme shumë më të vogla se gjigantët e hershëm të zbuluar tani./syri/