Macja mbipeshë bie nga 27 metra lartësi e shpëton me disa 'gërvishtje'
May 31, 2023 10:05 Europe/Tirane
Një mace mbipeshë ka përfunduar me vetëm disa lëndime të vogla pasi u rrëzua nga 27 metra lartësi nga një ballkon në Bangkok.
Macja ia hodhi vetëm me disa gërvishtje edhe pse u përplas në pjesën e pasme të një makine të parkuar. Macja me emrin Shi Fu, ishte duke ecur në ballkonin e pronares së saj kur rrëshqiti dhe u rrëzua nga kati i gjashtë i një ndërtese në qytetin tajlandez më 27 maj.
Pronarja e maces me lot në sy tregoi se kishte harruar që të mbyllte derën që të çon te ballkoni në apartamentin e saj.
Macja u dërgua te veterineri dhe rezultoi se kishte vetëm disa lëndime të lehta. Si pasojë e përplasjes në xham ajo përfundoi me disa thyerje në kthetra dhe me hundë të ënjtur, por pa lëndime të rrezikshme për jetën.