Lindja e Mesme
-
Arabia Saudite: Jemi gati të vazhdojmë negociatat me Iranin
Tetor 31, 2021 05:38Ministri i Jashtëm saudit deklaroi se ishte i gatshëm të vazhdonte bisedimet me Iranin, duke theksuar se bisedimet me Teheranin nuk kishin përparuar ndjeshëm.
-
Justifikimet e Riadit për të ndërhyrë në punët e brendshme të Libanit
Tetor 31, 2021 05:30Tërheqja e ambasadorit saudit nga Libani dhe urdhri për dëbimin e ambasadorit libanez nga Riadi nën pretekstin e kritikës së ministrit libanez të Informacionit George Kardahi për luftën e Jemenit shihet si një përpjekje e sauditëve për të kompensuar humbjet e tyre në Liban.
-
Evropa dhe Talebanët kërkojnë të marrin pjesë në samitin e vendeve fqinjë të Afganistanit
Tetor 30, 2021 19:21Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka deklaruar se autoritetet përkatëse do të shqyrtojnë kërkesën e Bashkimit Evropian dhe grupit Taleban për të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të vendeve fqinjë të Afganistanit.
-
Ushtria e Jemenit merr nën kontroll bazën ushtarake Al-Alam në provincës Shibvah
Tetor 30, 2021 12:19Forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit kanë kryer një operacion të madh dhe kanë arritur të marrin nën kontroll bazën ushtarake Al-Alam në provincën Shibvah.
-
Bagheri Kani: Takimi me zëvendësministrin e Jashtëm rus ishte pozitiv dhe frytdhënës
Tetor 30, 2021 08:00Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit njoftoi për takim pozitiv dhe të frytshëm që ai pati me zëvendësministrin e Jashtëm rus.
-
Ali Bagheri: Bisedimet e reja synojnë vetëm heqjen e sanksioneve
Tetor 29, 2021 09:46Pas mbërritjes në Moskë, zëvendësministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit tha: Bisedimet e reja do të rifillojnë me të vetmin synim heqjen e sanksioneve shtypëse dhe të paligjshme amerikane, me pjesëmarrjen e tre vendeve evropiane, Kinës dhe Rusisë.
-
Forca ushtarake e jemenasve e ka detyruar Riadin të kërkojë ndihmë nga Amerika
Tetor 28, 2021 17:46Pas operacioneve të gjera të kryera me dronë dhe raketa nga ana e forcave jemenase gjatë muajve të fundit kundër koalicionit agresor të Arabisë Saudite, regjimi Al Saud ka kërkuar të blejë armatime të reja nga Amerika për të forcuar mbrojtjen kundërajrore.
-
Kamalvandi: Agjencia e Energjisë Atomike të ndalojë zbulimin e informacionit konfidencial
Tetor 28, 2021 12:50Zëdhënësi i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, duke deklaruar se shpërndarja e informacionit konfidencial dhe dhënia e tyre tek të tjerët, është bërë një procedurë në Agjencinë e Energjisë Atomike që duhet të ndërpritet sa më parë, deklaroi: Do të marrim patjetër masa për të parandaluar përsëritjen e të tilla veprimeve.
-
Bashar al-Assad: Vendet që rezistojnë do të qëndrojnë të palëkundur
Tetor 28, 2021 07:30Presidenti sirian theksoi se vendet që këmbëngulin dhe ndjekin rrugën e rezistencës janë ato që kanë vend në këtë botë.
-
Irani do t'i bashkohet bisedimeve për heqjen e sanksioneve para fundit të nëntorit
Tetor 27, 2021 21:39Negociatori kryesor i Iranit në bisedimet që synojnë heqjen e sanksioneve të paligjshme të Shteteve të Bashkuara kundër Republikës Islamike tha se Teherani do t'i bashkohet negociatave përpara fundit të nëntorit.