Nën akuzë për krime lufte, Haga vendos sot për ish-shefat serbë
Korrik 01, 2021 07:31 Europe/Tirane
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë pritet të mërkurën të japë verdiktin për dy ish-krerë të shërbimit informativ të Serbisë, për akuzat e krimeve kundër njerëzimit dhe krime lufte.
Jovica Stanishiç dhe Franko Simatoviç akuzohen për mbështetjen e grupeve paramilitare dhe të "skuadrave të pushkatimit" në Bosnjë dhe Kroaci gjatë viteve 1990, për të paktën 280 vrasje.
Ndër grupet e atëhershme paramilitare dallonin "Beretat e Kuqe" dhe "Tigrat e Arkanit".
Çështja ndaj Stanishiç dhe Simatoviç u transferua në Gjykatën e Hagës në vitin 2003, dhe ndërsa ata fituan pafajësinë dhjetë vite më vonë, vendimi u apelua nga prokurorët./parstoday/