Korrik 19, 2021 08:44 Europe/Tirane
  • Nga Evropa në Kosovë, stuhia e shiut përmbyti disa qytete gjatë vikendit

Reshjet e shiut të shtunën dhe të dielën, shkaktuan telashe në disa qytete të Kosovës, duke përfshirë bllokim të rrugëve e dëme nëpër shtëpi private e lokale afariste nga depërtimi i ujit.

Gjatë ditës së djeshme,kryeqyteti u përball me një stuhi shiu dhe ere që vërshoi disa lagje të kryeqytetit e po ashtu edhe sheshet.

Komuna e Prishtinës tha se gjendja është nën kontroll, dhe se ekipet e Drejtorisë së Shërbimeve Publik kanë dalë në terren, shkruan Telegrafi.

Mati 1, Tophanja, Dodona dhe Qendra ishin lagjet të cilat u preken më shumë nga stuhia që ndodhi dje.

Pas kësaj situate FSK ngriti gjendjen e gatishmërisë të njësive të saja të para reaguese në rast të nevojës.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj tha se FSK është e gatshme që të kryejë detyrat e mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile dhe lokale për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve./Telegrafi