Shqiptari ther gruan dhe dorëzohet në polici: E vrava sepse ...
Korrik 30, 2021 13:15 Europe/Tirane
Një krim brutal ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një periferi të Athinës. Mediat greke shkruajnë se një i ri nga Shqipëria ka sulmuar dhe vrare me thikë gruan e tij.
Më pas autori i ngjarjes është dorëzuar në Polici ku është shprehur se e kishte therur gruan e tij për motive xhelozie.
Kur policia shkoi në apartametin e tij ne katin e trete te nje pallati, u tronditën nga skena e krimit.
Ata e gjetën viktimën të shtrirë në shtrat ne një pellg gjaku.
Autori i krimit po mbahet në burg dhe pritet të dalë para drejtësisë./Syri