Gusht 08, 2021 12:45 Europe/Tirane
  • Greqi/ Hiqej si zjarrfikës, por i vinte flakën vendit

Policia greke ka arrestuar një 43-vjeçar mashtrues i cili në një kohë kur vendi po vuan nga flakët ai bënte më shumë dëm.

Personi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur shtirej si zjarrfikës vullnetar, por është arrestuar nga policia për zjarr vënie të qëllimshme.Ai dukej sikur po ndihmonte për të shuar zjarrin, por vatra të reja aktivizoheshin papritur pas tij. Më pas ai nxitonte dhe bënte sikur i fikte. Por e gjithë skema u zbulua dhe policia i vuri prangat.

43-vjeçari po ndiqet penalisht për shkaktimin e zjarrit në pyll./Syri